Duda Balje Paguhet mbi 30 Mijë Euro në Vit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka fituar mbi 30 mijë euro nga angazhimi i saj në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2016.

Deputetja ka deklaruar se përpos pagës së deputetes ka marrë edhe mëditje për angazhimin e saj në Universitetin e Prizrenit përderisa bashkëshorti i saj ka deklaruar të hyra prej rreth 12 mijë eurosh në kompaninë ku punon.

Deputetja ka deklaruar se është bashkëpronare e një pasurie të paluajtshme në vlerë prej rreth 430 mijë euro.