Dua Lipa me Motrën e Vëllain në Skenë për Çmimin e Dytë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka fituar çmimin e dytë, në ceremonisë së ndarjes së çmimeve Brit Aëards 2018.

Ajo është zgjedhur “artistja më e mirë debutuese” , por për dallim kur herën e parë doli vetëm në skenë, këtë herë ajo ka dalë me motrën dhe vëllain e saj.

“I falënderoj të gjithë dhe të gjithë fansave që kanë votuar për mua. Ma keni bërë ëndrrën realitet. Vëllai im i vogël sigurisht mendon se jam e çmendur që e kam sjellë në skenë me mua, por arsyeja pse e bëra këtë ka thënë se në albumin e parë u kam thënë të besojnë në magji, dhe kjo është e vërtetë, dhe desha që të dytë ta besojnë dhe ta ndjejnë këtë gjë me mua”, ka thënë Dua Lipa teksa ka marrë çmimin.

Dua për këtë çmim ishte në konkurrencë me Dave,  JHus, Loyle Carner dhe Sampha.