Dua Lipa Konfirmon Koncertin në Prishtinë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila po bën karrierë në Britani të Madhe, Dua Lipa, do të mbajë koncert në Prishtinë më 10 gusht të këtij viti.

Ishte vetë Dua Lipa ajo që e konfirmoi ardhjen në Prishtinë në verë, duke e vendosur atë në kalendarin e saj të koncerteve nëpër botë gjatë vitit.

Njoftimin Lipa e ka bërë në rrjetin zyrtar Twitter.

“Viti i tretë me radhë duke bërë festivale!! Shumë e lumtur për këtë vit. Ku do t’ju shoh?”, ka pyetur Dua Lipa fansat në postimin e saj.

Dua Lipa para pak ditëve fitoi dy çmime kryesore në evenimentin më të madh muzikor Brit Awards.

Ajo fitoi çmimet si artistja më e mirë femër si dhe artistja më e mirë debutuese.

 

Dua për këtë çmim ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

Ajo konkurron edhe në katër kategori të tjera, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

http://kallxo.com/dua-lipa-motren-e-vellain-ne-skene-per-cmimin-e-dyte/