Driton Kuka Flet për Zgjedhjet në Komitetin Olimpik

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thotë se interesat materiale duhet të lihen anash nga ata që synojnë të jenë anëtarë të bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Trajneri i medalistes olimpike, Majinda Kelmendi, ka bërë thirrje për zgjedhje të njerëzve kredibilë në bord të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Bordi i Komitetit Olimpik duhet të ketë njerëz më të fuqishëm, më kredibilë, njerëz që punojnë pak më shumë sesa bordi aktual. Shumë jemi të interesuar të kemi përfaqësuesin tonë në bord edhe pse deri tash ka qenë Majlinda ma shumë si simbolikë“, tha Kuka.

Kuka për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tregoi se ishte tërhequr nga bordi i KOK-ut në të kaluarën për shkak se konsideronte që nuk po bëhej shumë punë në interes të sportit dhe në bordin e tanishëm Majlinda Kelmendi është vetëm simbolikisht.

Ndërkaq, tani ai beson se zgjedhjet për anëtarë të Bordit të KOK që do të drejtojnë Kosovën rreth lojërave olimpike Tokyo 2020 duhet të jenë persona që nuk synim vetëm udhëtimet zyrtare.

“Është mirë të gjitha federatat të shikojnë çfarë është interesi i sportit, kush mundet mi shty proceset përpara, mos me kqyrë me u fut në bord për të shkuar në një udhëtim në Baku ose në Rio por mu fut njerëz që me të vërtetë dojnë të japin kontribut”, vlerësoi Kuka.

Sipas tij, Federata e Xhudos është e interesuar të ketë një përfaqësues në Komunitetin Olimpik të Kosovës.

Emisionin e plotë  ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun më poshtë: