Majlinda Kelemendi fitoi medaljen e artë | Foto: Rio 2016

Driton Kuka Flet për Lotët e Medaljes Olimpike

Në Ditën e Pavarësisë trajneri Driton Kuka ka përmendur lotët për medaljen olimpike të Majlinda Kelmendit

“Lotët e medaljes sē artë olimpike, lotët e derdhur për të ngrohur zemrat e popullit tim, sidomos të fëmijëve të dalë nga lufta!”, ka shkruar Kuka në Facebook, duke kujtuar suksesin e Majlinda Kelemndit në Lojërat Olimpike të Rios.

Ai e ka konsideruar medaljen e artë olimpike suksesin më të madh të Kosovës në dhjetë vjet shtet.

KUka ka konsideruar se garuesit që po ushtron po e bëjnë Kosovën shtet të fuqishëm në sport.

Krenar me nxënësat që sot shtetin tonë e vendosin në mesin e shteteve të fuqishme në Botën e sportit!Majlinda,Nora, Disi, Akil u jam falënderues për punën, djersën e kontributin!”, ka shkruar Drion KUka teksa ka uruar pavarësinë.

Për dhjetë vjetët e shtetësisë në Prishtinë dhe komunat tjera të Kosovës do të zhvillohen shumë aktivitete.