Drita e trafikut mbetet pezull në Gjilan (FOTO)

Një aksident rrugor i ndodhur ditë më parë në Gjilan ka shkaktuar dëme te një shtyllë që mban dritë rrugore në një nga rrugët e këtij qyteti.

Qytetarë anonimë kanë dërguar fotografi në KALLXO.com ku shihet shtylla e mbetur pezull nga goditja, por që po qëndron ashtu afër trotuarit ku kalojnë këmbësorët.

Kjo shtyllë gjendet në rrugën Gjila-n Bujanovc, afër rrethit të dytë.

Në fotografitë më poshtë shihet shtylla e dritës rrugore gati të rrëzuar.