Xhavit Drenori, - Foto: KALLXO.com

Drenori Uron Ramiz Lladrovcin

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, e ka uruar kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin, për zgjedhjen, sipas tij, në postin e kryetarit të Komunës.

“Ramiz, të priftë e mbara! Për çdo punë të mirë për qytetarët e Drenasit do me kesh krah të djathtë, kuptohet nga pozita ime prej asamblisti”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në “Facebook”.

“Për vendime të dëmshme për qytetarët e Drenasit dhe shkelje ligjore do me kesh kundërshtarin më të madh në kuvendin komunal”, ka theksuar po ashtu Xhavit Drenori.

Ndonëse ka shkruar se Ramiz Lladrovci nuk ishte njeriu i parapëlqyer për të parin e Komunës, ish-kandidati i pavarur ka thënë se e respekton “vendimin e shumicës së qytetarëve që dolën në zgjedhje”.

Pas rrethit të parë të zgjedhjeve, Xhavit Drenori ka dalë haptazi në përkrahje të kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

http://kallxo.com/rezultatet-per-drenasin-live-2/