Drejtorja e Gjakovës me Prova të reja për ta Kontestuar Aktakuzën

Bejtullahu akuzohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit pasi refuzoi lejen e ndërtimit të Hasan Berishës me qëllim të përfitimit pasuror edhe pse, sipas prokurorit, ajo i plotësoi kriteret.

Në aktakuzë përmendet edhe vendimi i pazbatuar në afatet e përcaktuara ligjore të Ministrisë së Ambientit që kërkon “të shfuqizohet aktvendimi i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjakovë dhe lënda të rishqyrtohet”.

“Sot dorëzoj prova shtesë që mbrojtja i ka siguruar ndërkohë që janë kërkesa e drejtuar drejtorisë urbanistike”, tha avokati Kastriot Spahiu.

Në seancën e fundit, Kastriot Spahiu, avokati i të akuzuarës, deklaroi se parashtresës së shkruar të dorëzuar në gjykatë do t’i shtojë edhe disa prova të reja të siguruar nga mbrojtja që vërtetojnë pafajësinë e klientes së tij.

Avokati Spahiu në atë parashtresë kishte kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës, por prokurori i shtetit Ali Uka e kundërshtoi avokatin duke thënë se kundërshtimi i provave të aktakuzës nuk ka mbështetje ndërsa kërkoi nga gjykata ta hedhë poshtë atë.

“I propozoj gjykatës që të njëjtat t’i refuzojë si të pa bazuara meqenëse provat e siguruara gjatë procedurës së hetimeve e të propozuara në aktakuzë kemi gjetur se janë prova më se të mjaftueshme të cilat mbështesin përtej dyshimin e bazuar”, tha prokurori Uka.

Gjykata me shkrim do ti njoftoj palët në procedur për vendimin e marrë lidhur me kërkesat.

Kallxo.com kishte shkruar edhe më parë për këtë rast.

http://kallxo.com/denoncuesit-te-korrupsionit-refuzohet-ndertimi/

http://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-ngre-aktakuze-ndaj-elida-bejtullahut/

http://kallxo.com/kusari-lila-flet-per-aktakuzen-ndaj-elida-bejtullahut/