Drejtori i Spitalit në Mitrovicë Flet për Vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtori i Spitalit në Mitrovicë të veriut, Milan Ivanoviq, tha se Oliver Ivanoviqi është pranuar në spital me së paku pesë plagë në trup në pjesën e epërme të gjoksit.

“Ai është pranuar pa shenja të jetës. Mjekët i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, nga ora 8:30 deri në 9:15 por zemra nuk i funksiononte prandaj në 9:15 është konstatuar vdekja e tij”, tha Ivanoviq.

Ai tha se ekipet e ndihmës së shpejtë reaguan urgjentisht duke shkuar në orën 08:18 te vendi i ngjarjes para zyrës së partisë së Oliver Ivanoviqit nga ku e morën trupin e viktimës.