Holdun Firat Kokturk - Foto: KALLXO.com

Drejtori i Limak: Aeroporti i Prishtinës, Ndër më të Përparuarit në Ballkan

Drejtori i kompanisë ‘Limak Kosovo’ që koncesionoi Aeroportin e Prishtinës thotë se investimi në APN e ka bërë atë një nga më të mirët në Ballkan.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Haldun Firat Kokturk përmendi shifrat që sipas tij paraqesin fitimet e Qeverisë së Kosovës nga marrëveshja me Limak.

“Deri më tani ne po paguajmë 39.5 për qind të të ardhurave bruto të mbledhura duke ia transferuar Qeverisë së Kosovës. Deri më tani shuma totale e transferuar në buxhetin e Kosovës është 77.7 milionë euro”, tha Kokturk.

Ai po ashtu tha se terminali i ri është një investim i vërejtshëm që ka ndikuar edhe në numrin e pasagjerëve.

“Jam e sigurt që të gjithë ata që kanë qenë në aeroport e vërejnë ndryshimin mes terminalit të ri dhe atij të vjetër. Tani për tani Aeroporti i Kosovës është një nga më të përparuarit në Ballkan”, tha Kokturk.

Një pjesë e kësaj intervistë u transmetua në emisionin hulumtues lidhur me marrëveshjen e koncesionimit që sipas disa kallxuesve dhe raporteve zyrtare është përcjellë me shkelje.

Në ‘Jeta në Kosovë’ ndiqni detajet lidhur me shkeljet e pretenduara nga Bujar Ejupi, hulumtimin nga ‘Instituti Riinvest’ lidhur me kontratën e koncesionimit, intervistat me personat përgjegjës për mbikqyrjen e kontratës dhe një pjesë të intervistës me Drejtorin e ASHNA-s, Bahri Nuredini.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: