Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës - Foto: KALLXO.com
Drejtori i Burgjeve: Nuk e Njoh Personin që më Sulmoi
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, muaj më parë ishte sulmuar fizikisht në hyrje të objektit ku jeton.
Policia e Kosovës njofton se në Gjermani është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.
Për KALLXO.com, Zogaj tha se është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit por theksoi se nuk e njeh sulmuesin.
“Jo, unë kurrë s’e kam parë atë njeri që më ka sulmuar. Ndoshta ai më ka njohur mua, ka marrë pjesë në takime apo ku e di se si, por unë mund të ju them se personin që më ka sulmuar nuk e njoh dhe asnjëherë s’e kam parë”, tha ai.
Sokol Zogaj shtoi se ka besuar në organet e drejtësisë dhe sigurisë që do ta marrin rastin me seriozitet.
“Unë kam besuar në polici, gjyqësor, prokurori dhe po shihen të arriturat”, shtoi ai.
KALLXO.com raportoi për arrestimin e të dyshuarit në Gjermani.
http://kallxo.com/dyshuari-per-sulm-ndaj-sokol-zogajt-arrestohet-ne-gjermani/
Zogaj ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë më 16 gusht të këtij viti.
Nga sulmi ai kishte marrë lëndime trupore.