Sokol Zogaj, drejtor i ShKK. Foto: KALLXO.com

Drejtori i Burgjeve Flet për të Dënuarit për Terrorizëm

Të burgosurit kosovarë, të përfshirë më herët në luftërat në Siri dhe Irak, nuk shfaqin shenja të ndonjë radikalizmi islamik në burgjet e Kosovës.

Ky është vlerësim i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj në intervistë për RTV 21.

Zogaj thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me këtë kategori të burgosurish.

Ai thekson se më shumë janë të përqendruar që edhe brenda burgjeve këta të burgosur të përgatiten për riintegrim në shoqërinë kosovare, pas pjesëmarrjes së tyre në luftërat e pakuptimta në Siri dhe Irak.