Shaban Shabani, PDK, Dragash.

Drejtorët në Dragash të Gjithë Burra

Komuna e Dragashit e ka përfunduar procesin e emërimit të drejtorëve.

Në të gjithë sektorët që ne total janë tetë, udhëheqësia u është besuar burrave.

Edhe tri drejtori në të cilat kishin mbetur pa u emëruar drejtorët, sipas kryetarit të komunës Shaban Shabani, kjo punë është kryer.

Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dota drejtojë Behar Brenoli, Mbrojtjen, Shpëtimin dhe Shërbimet Publike, Mursel Halili, ndërsa drejtor për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Inspeksione është emëruar Fejsal Haliloviq.

KALLXO.com ka shkruar edhe për fazën e parë të emërimit të 5 drejtorëve kur Eroll Bajrami u bë drejtor i Administratës, Vloran Cenaj, drejtor i Arsimit, Valon Shabani, drejtor për Ekonomi, Financa e Zhvillim, Bean Haxhihasan drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Lirim Hajredini drejtor për Kulturë, Rini e Sport.