Drejtësia në Kosovë: Nehat Thaçi dhe Sherri i Deputetëve të Kosovës

Në edicionin e radhës emisioni Drejtësia në Kosovë diskuton për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçit, nga ana e policisë serbe.

Pse sipas avokatit të Thaçit, debati në kuvendin e Kosovës nuk i shërbeu lirimit të Thaçit nga paraburgimi.

Cilat deklarata të deputetit Shukri Buja u morën si rrethana rënduese nga Prokuroria e Serbisë, sipas avokatit të Thaçit?

Si i shpjegon ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, deklaratat e tij në Kuvend?

Pse sipas avokatëve deklaratat e ngutshme po ndikojnë në rëndimin e aktakuzave?

Emisioni sjell detaje edhe  për akuzat të cilat rëndojnë ndaj Nehat Thaçit e poashtu detaje nga bisedat me familjen nga Gushterica e Lipjanit e cila besohet se e bëri ankesën ndaj Nehat Thaçit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet të premten nga orën 22:20 në RTK dhe repriza të hënë në mesditë.