Drejtësia në Kosovë: Gjyqësori në Panik

Në këtë hulumtim do të dëgjohen dëshmitë se si institucionet e drejtësisë nuk e kishin vërejtur Nenin 29 të Kushtetutës së vendit, i cili parasheh që dënimi me burg të shqiptohet vetëm për veprat penale dhe jo për vepra të kundërvajtjeve.

Sonte do të shihni se si asnjëri prej kryetarëve të Gjykatave Themelore nuk kanë pranuar të flasin para kamerave për skandalin e zbuluar nga “Drejtësia në Kosovë”.

Poashtu në emision do të flitet edhe për reagimin e menjëhershëm të Gjykatës së Apelit, pas transmetimitë hulumtimit të parë të “Drejtësia në Kosovë” ku u zbulua se për tetë vjet u janë shkelur të drejtat kushtetuese rreth 8 mijë qytetarëve nga ana e gjykatave të vendit.

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, e pranon se situata e krijuar do të ndikojë në humbjen e besimit të qytetarëve në gjithë sistemin e drejtësisë.

Poashtu në emision do të flasë gjyqtari i cili ka dërguar njoftim te të gjitha gjykatat që mos e dërgojnë në burg asnjë person derisa të mos vendosë për këtë çështje Gjykata Supreme.

Në fund të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmetohet rubrika e rregullt “Policia”, ku do mund t`i shihni pamjet ekskluzive nga aksionet e Policisë në luftën kundër kultivuesve të bimëve narkotike.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetohet sonte në RTK nga ora 22:30 dhe repriza jepet të hënën në mesditë.