Kërkimi i drejtësisë për Deharin në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

Drejtësi për Deharin Kërkohet në Mitrovicë

Një ditë pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore doli me raportin e autopsisë për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, në Mitrovicë një numër i organizatave joqeveritare dhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” kërkuan ndriçimin e vrasjes së ish-aktivistit të “Vetëvendosjes”.

Ata u tubuan në Sheshin “Mehë Uka” të Mitrovicës, ndërsa mbajtën me vete pankartën me mbishkrimin “Drejtësi”.

Në protestë mori pjesë edhe deputetja e “Vetëvendosjes” Donika Kadaj-Bujupi.

Të mbledhurit brohoritën mes tjerash parullat “Liri për Qytetarët, Burg për Qeveritarët” dhe “Pa Drejtësi nuk ka Qetësi”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Fahri Berisha ish i burgosur politik që foli në emër të shoqatës që në Mitrovicë mbledh këtë kategori, kërkoi hetim të pavarur për vdekjen e Astrit Deharit duke theksuar se “pa hetim të pavarur nuk ka drejtësi, e pa drejtësi nuk ka qetësi”.

marshi

Të tubuarve iu drejtuan edhe pëfaqësues të shoqërisë civile dhe studentëve të Universitetit “Isa Boletini”.

Pankarta me mbishkrimin “Drejtësi”  mbajtën dje edhe nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës që u mblodhën për të kërkuar sqarimin e rrethanave të vdekjes së Deharit.

http://kallxo.com/nxenesit-pas-mesimit-protestojne-per-deharin/

Për ndriçimin e vdekjes së Astrit Deharit shoqëria civile protestoi edhe para pesë ditësh në Prishtinë.

http://kallxo.com/qytetaret-kerkojne-drejtesi-per-astritin-marsh-ne-prishtine/

Një protestë për vdekjen e dyshimtë të Deharit është paralajmëruar për të enjten e ardhshme në kryeqytet.

http://kallxo.com/shoqeria-civile-vazhdon-protestat-per-astrit-deharin/

Dehari vdiq më 5 nëntor derisa po mbahej i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Dje Instituti i Mjekësisë Ligjore dorëzoi në Prokurorinë e Prizrenit raportin e autopsisë së Astrit Deharit.

Prokuroria më pas në një konferencë për gazetarë bëri të ditur se në bazë të raportit Astrit Dehari u vetëvra.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/

Raportin e autopsisë e mori edhe Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari që tha se ai do të studiohet para se ekspertët e pavarur dhe ata të caktuar nga familja të dalin me një përfundim ndaj tij.

http://kallxo.com/gashi-ta-studiojme-raportin-e-autopsise-se-deharit/

Lëvizja Vetëvendosje po dje raportin e konsideroi të pabesueshëm.