Drejt Muajit Milionësh të Deklarimit të Pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në faqen zyrtare të saj ka njoftuar se rreth 170 zyrtarë që do të shërbejnë si pika kontakti në institucionet publike kanë filluar trajnimin me qëllim të mbarëvajtjes të procesit të deklarimit vjetor të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë.

Sipas AKK-së, qëllimi i trajnimit është ofrimi i njohurive zyrtarëve kontaktues për përgatitjen e listave të zyrtarëve të lartë publikë, ndryshimeve në formularët e deklarimit të pasurisë dhe njohurive tjera.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, zyrtarët e lartë publikë duhet ta bëjnë nga 1 deri me 31 mars të çdo viti.

Vitin e kaluar 4,129 zyrtarë të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë nga gjithsej 4,200 zyrtarët që ishin obliguar ta kryejnë këtë punë. Përqindja e vjetme e deklarimit është 98.3 për qind.

KALLXO.com e kishte ndjekur për së afërmi deklarimin e rregullt të pasurisë vitin e kaluar dhe në javën e parë shumë pak zyrtarë e kishin deklaruar pasurinë.

http://kallxo.com/pak-zyrtare-e-deklarojne-pasurine-ne-javen-e-pare/

Gjithashtu edhe një javë para se të përmbyllej ky afat ligjor, vetëm 36 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kishin deklaruar pasurinë.

AKK-ja kishte thënë se prej vitit 2008 është i njëjti konstatim sa i përket afatit, përkundër që është afati ligjor një muaj, zyrtarët e lënë deklarimin për ditët e fundit.

http://kallxo.com/hasan-preteni-kritikon-zyrtaret-e-larte-dembele/

Ishte data 31 mars që solli vërshime të zyrtarëve të lartë publikë për të deklaruar pasurinë, pasi atë ditë priteshin të dorëzoheshin edhe 800 formularë të deklarimit të pasurisë nga këta zyrtarë.

http://kallxo.com/vlugu-i-zyrtareve-per-deklarim-te-pasurise/

Sipas ligjit, mosdeklarimi i pasurisë përbrenda afatit ligjorë, është vepër penale.

Vitin e kaluar u zhvilluan procese gjyqësore kundër disa deputetëve që nuk e deklaruan pasurinë.

Më 1 tetor 2015 ish-deputeti Berat Buzhala u dënua me 1 mijë e 400 euro gjobë për mosdeklarim pasurie në vitin 2013.

http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/

Në janar të vitit të kaluar i pafajshëm për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë u shpall deputeti Nait Hasani.

http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/

E pafajshme për akuzën e njëjtë me hasanin u shpall në prill edhe deputetja Duda Balje.

http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/