Drejt e në Temë

Më kujtohet një poster në zgjedhjet e fundit në Kosovë që thoshte: “Numri xx; e di pse”. Është një lloj posteri që sheh në sistemet politike ku votimi është fisnor dhe më shumë në baza të ndershmërisë tradicionale se sa në politika – ku politikanët ndjenjë se nuk kanë nevojë të shpjegohen, të bindin ose justifikojnë përshtatshmërinë e tyre për të shërbyer si bashkiakë. Tani jo vetëm që posterët janë përmirësuar por edhe partitë janë duke shfrytëzuar mënyra të reja t’i afrohen votuesve të rinj dhe mënyra të reja për t’i bindur ata për politikat e tyre. Qasjet e reja kanë dhënë mundësi për t’i dëgjuar votuesit se për çfarë ata kanë nevojë më shumë – dhe ata vendosin çështjet mjedisore lart në agjendat e tyre.

Arritja është bërë jo vetëm nëpër takimet në lagje (pjesë e standardit të punës së Vetëvendosjes, por gjithashtu tani një pjesë e nevojshme e secilit kandidat në fushatat e tyre) por gjithashtu edhe te bashkësia e re – në Twitter. Shumica e kandidatëve morën pjesë në një debat organizuar nga Innovation Centre Kosovo së bashku me UNDP nën hashtag #PR2013. Kryetari Isa Mustafa dukshëm mungonte në ngjarjen online, e cila arriti përafërsisht 45,000 llogari, sipas motorit kërkues të Kosovës Hallakate.com.

Shqetësimet më të mëdha ishin mjedisore – uji dhe kanalizimi, shtigjet për biçikleta, kualiteti i ajrit dhe emetimet, reciklimi, ndotja nga zhurma (një pyetje e përsëritur se çfarë do të bëhet në lidhje me thirrjet për lutje në xhami dhe kambanat e katedrales së re), ndërtimet joligjore, parkingu (duke përfshirë edhe pyetjen time në lidhje me fushatën që do të nisim ‘trotuaret janë për njerëz’ kundër parkimeve joligjore), qentë endacakë, rrugët dhe transporti publik.

Një nga aspektet freskuese të Twitter-it është kufizimi deri në 140 karaktere, e cila nënkupton se shumica e pyetjeve dilnin drejt e në temë, dhe shumica e përgjigjeve po ashtu dolën të jenë njëjtë. Dhe njëri nga përdoruesit e Twitter-it që ka përcjell debatin komentoi “kjo është më shumë informuese se sa debatet televizive”.

Përgjigjet përfshinin disa ide shpikëse (jo vetëm përgjigjja e Partisë së Fortë për zhurmën nga xhamitë dhe katedralja, duke sugjeruar se gjatë natës ato mund të kthehen në vibrim) dhe disa zotime të reja për idetë e vjetra. Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes propozoi një rripë të gjelbër që lidh parqet e qytetit dhe u zotua për vendosjen e njerëzve para veturave. Besnik Tahiri dhe Vetëvendosje u zotuan për të krijuar strehimore për qentë endacakë të qytetit. Salih Salihu foli rreth nevojës për dënimin e ndotësve. Korab Sejdiu premtoi ndarje dhe reciklim të mbeturinave dhe shtigje për biçikleta nëpërmes qytetit. AAK propozoi një sistem të integruar të transportit publik me rrugë të reja (po ashtu ka pasur kërkesë të përsëritur për një autobus për aeroport). Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim tha se do të ofrojë ndihmë për bujqit.

Fakti që pyetjet dhe premtimet tani janë në bardh e zi për t’u ritwituar si të nevojshme gjatë mandatit të partisë që fiton është një kontribut i vogël për demokracinë e Prishtinës dhe, me shpresë, për kualitetin mjedisor të saj.

Elizabeth Gowing është bashkëthemeluese e The Ideas Partnership, një ojq kosovare që shfrytëzon fuqinë e vullnetarëve për të luftuar sfidat në edukim, trashëgimi kulturore dhe mjedis. Mund ta kontaktoni në [email protected]