Dorëzohet në Polici Granit Elshani

Në stacionin policor të Pejës është dorëzuar një person. Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, tha për KALLXO.com se bëhet fjalë për G. E., i cili dyshohet të jetë pjesëmarrës në një vrasje që ka ndodhur më 2010.

“Personi në fjalë është vetëdorëzuar para pak çastesh. Ai është G.E. Ai dyshohet për një vrasje të rëndë që ka ndodhur më 2 janar 2010”, tha Ibraj për KALLXO.com.

Edhe avokati Ndrec Doda konfirmoi për KALLXO.com se personi i dorëzuar në Polici është Granit Elshani.

Gazetarët e KALLXO.com kanë incizuar momentin e vetëdorëzimit të Granit Elshanit, i cili i shoqëruar nga avokati ka hyrë në stacionin e Policisë.

Deri te shkallët e stacionit policor, Elshani është shoqëruar nga njerëz të afërm, me të cilët është marrë ngryk.