Foto-ilustrim

Dorëzohet në Polici i Dyshuari për Vrasjen e të Miturit në Prishtinë

Personi i dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi të shtunën në Prishtinë është vetëdorëzuar në Polici sot rreth orës 17:00.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në Polici personi i dyshuar, L.P. 18 vjeç, për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rr. “Gustav Majer” në Prishtinë“, tha zëdhënësja e Policisë.

KALLXO.com raportoi për rastin kur një i mitur ishte therur me thikë në rrugën “Gustav Majer” të kryeqytetit.

Disa orë më vonë, viktima kishte vdekur në QKUK.