Dorëheqja e Grave

Emisioni i sotëm ju sjell intervistat ekskluzive me ekspertë dhe juristë të cilët flasin për shkaqet të cilat sipas tyre bëjnë që edhe sot e kësaj dite gruaja kosovare të heqë dorë nga trashëgimia.

Cilat janë arsyet që gratë heqin dorë nga trashëgimia sipas profesorit universitar Abdullah Aliu dhe çka thonë gjykatësit, noterët e avokatët lidhur me fenomenin e heqjes dorë të grave nga trashëgimia në Kosovë, mund ta ndiqni në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në fund të emisionit transmetohet rubrika e rregullt “Policia”, ku mund t`i ndiqni pamjet ekskluzive të aksioneve të policisë në luftën kundër krimit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në RTK në orën 21:20 dhe repriza të hënën në mesditë.

“Drejtësia në Kosovë” edhe më herët hulumtoi shkaqet që i shtyjnë gratë të heqin dorë nga trashëgimia.