Letra e dorëheqjes së Agron Selimajt

Dorëheqja e Agron Selimajt për të Nisur Kapitull të Ri

Agron Selimaj dha dorëheqje sot nga pozita e kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Në letrën zyrtare të dorëheqjes që ua drejtoi Presidentit Hashim thaçi dhe Kryeministrit Isa Mustafa, Selimaj arsyetoi dorëheqjen me fjalët se dëshiron t’i përkushtohet familjes.

“Ju lutem të pranoni me shumë respekt kërkesën time për lirim nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Pas një kohe të gjatë besoj që tani është koha që unë dhe familja ime të fillojmë një kapitull të ri në jetën tonë,” thuhet në letrën e tashmë ish-kreut të AKI-së Selimaj të botuar në faqen e inte45rnetit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në letër Selimaj falënderon për mundësinë që iu ofrua për t’u shërbyer krerëve aktual dhe të mëparshëm institucionalë, ndërsa vitet e udhëheqjes së AKI-së i konsideroi ndër më të suksesshmet në karrierë.

Selimaj u emërua në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në vitin 2015.

http://kallxo.com/agron-selimaj-emerohet-drejtor-i-aki-se/

Këtu mund ta lexoni letrën e plotë të dorëheqjes së Agron Selimajt.