Donika Kadaj në Ulësen e re të Kuvendit

Seanca e sotme solemne në të cilën deputetëve do t’u drejtohet Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të jetë e para për deputeten Donika Kadaj- Bujupi në grupin e ri parlamentar.

Muajin e kaluar, Kadaj- Bujupi u largua nga AAK ku mbante edhe postin e shefes së grupit parlamentar dhe pak javë më vonë u anëtarësua në Vetëvendosje.

Ajo tashmë ka zënë ulësen në pjesën e karrigeve të ndara për grupin e deputetëve të Vetëvendosjes, krah Albulena Haxhiut.

donika kadaj

Por, Vetëvendosje ka mbetur e njëjtë me numrin e deputetëve pasi grupit parlamentar i është larguar deputeti Ilir Deda i cili ka dalë në ulëset e prapme të sallës së Kuvendit.

ilir deda

Ndërkohë, në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri veseli, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca është duke marrë pjesë në takimin me Mogherinin dhe delegacionin e saj.

glauku