Donald Trump anulon takimin me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka anuluar samitin e 12 qershorit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump thotë se ndjehet se ky takim ishte “i papërshtatshëm, në këtë kohë”. Presidenti i SHBA-së tha se koreano-veriorët flasin për aftësitë e tyre bërthamore, por sipas Trump “armët tona janë aq masive dhe të fuqishme sa që i lutëm zotit që asnjëherë të mos kemi nevojë që t’i përdorim”.

Gjithashtu Trump tha se ai mund të kontaktojë me Kim Jong Un-in për të caktuar një takim tjetër.

“Bota dhe Koreja e Veriut në veçanti kanë humbur një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe pasuri të madhe”, shkruan Trump në letrën e tij.