Don Lush Gjergji | Foto: Facebook

Don Lush Gjergji: T’i Kthehemi Vetes dhe së Vërtetës

Gjatë fjalës së tij në meshën e krishtlindjeve të zhvilluar në Katedralen “Shëne Tereza” në Prishtinë, Don Lush Gjergji kërkoi nga besimtarët kthimin nga vetvetja dhe e vërteta.

“T’i kthehemi vetes dhe të vërtetës. T’u kthehemi rrënjëve tona”, porositi Don Lush Gjergji.

Ai kërkoi edhe që t’i kuptojmë “dritat që ndezen në mendjen dhe zemrën tonë”.

Ai u sugjeroi të pranishmëve në meshë dhe njerëzve tjerë që ta hapin zemrën.

“Ta braktisim urrejtjen dhe të keqen, të mundohemi të jemi mendjehapur, zemërhapur dhe shpirthapur”, deklaroi Don Lush Gjergji.

Ai u lut edhe për ata që nuk luten si ai.

“Të lusim Zotin për të gjithë besimtarët që luten si ne, ose ndryshe. Të lusim Zotin edhe për ata që janë agnostikë e kanë dyshime”, tha Don Lush Gjergji.

Ai e konsideroi me shumë të mira që lidhen me Shën Terezën vitin 2017.