Kufiri Kosovë- Mali i Zi | Foto: Facebook

Dokument – Raporti për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Një ditë pasi e prezantoi para qeverisë dhe ia dorëzoi solemnisht kryeministrit Ramush Haradinaj raportin për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Zyra e Kryeministrit ka publikuar raportin e Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Në konkluzionet e veta, raporti thotë se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi “nuk është marrëveshje për shënjimin e kufirit, por është marrëveshje për përcaktimin e kufirit”.

Në raport thuhet gjithashtu se procesverbalet nga negociatat janë të mangëta për ta kuptuar rrjedhën e procesit sepse “shumica e procesverbaleve përmbajnë vetëm qëndrime dhe konkluzione të përbashkëta”.

Në raport, komisioni i ri ka thënë se puna e komisionit të vjetër të drejtuar nga Murat Meha “është përcjellë nga mostransparenca e plotë” dhe se “ish-Komisioni ka tejkaluar autorizimet e veta, siç janë definuar në vendimin për emërimin dhe vazhdimin e punës së tij.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link.