Dogana Parashikon Rekord të të Hyrave

“Gjatë vitit 2016, Dogana kishte mbledhur 567,7 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milionë euro, apo 30 milionë euro më shumë”, njofton Dogana përmes një komunikate pa saktësuar se për cilën periudhë bëhet fjalë.

Po ashtu, Dogana thotë se ka arritur të kalojë projeksionin e Qeverisë për 4 milionë euro deri më tani dhe, sipas trendeve aktuale, parashikon se deri në fund të këtij viti do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave.

“Për këtë vit të hyrat pritet të jenë mbi 1.1 miliard euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Burimi: Dogana e Kosovës