Skanimi i valixhes me dylbi dhe pranga, Foto: Dogana e Kosovës

Dogana Parandalon Futjen e Mallrave të Ndaluara në Kosovë

Njësitë e doganës gjatë kësaj fundjave kanë arritur të parandalojnë disa raste të tentimeve për të futur mallra të ndaluara.

Në aeroport gjatë kontrollit të udhëtareve që fluturonin nga Zvicra oficerët doganorë përmes skanerit kanë vërejtur që njëri prej udhëtareve barte mjete të ndaluara për import.

“Pas kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar, dylbi për armë, pranga. Gjithashtu në aeroport përmes një fluturimi tjetër, respektivisht nga Turqia është kapur një pistoletë tek njëri prej udhëtareve”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Derisa oficerët doganorë kanë arritur të kapin mbi një kilogram substance narkotike e fshehur në trupin e njërit prej udhëtareve në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Gjatë kontrollimeve rutinore një automjet me targa të Shqipërisë është selektuar për kontroll ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 1500 euro të cilat kanë qenë të futura në librin e automjetit.

“Gjatë kontrollit trupor të vozitësit tek barku, nën pantallona është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e quajtur ndryshe edhe “çokollatë” e ndarë në dy paketime të mbështjella me qese në sasi prej 1130”, shpjegohet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Personat dhe mallrat e zbuluara janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetime të mëtejme.