Dogana_e_Kosoves_patika

Dogana në 2016-ën 53.7 Milionë Euro më Shumë

Në këtë periudhë, sipas një raporti të lëshuar nga ky institucion janë mbledhur 53.7 milionë euro më shumë, ose të hyrat janë shtuar për 21.57 për qind në raport me periudhën e njëjtë të 2015-ës.

Mbledhjet nga TVSh-ja për periudhën janar-prill 2016 vazhdojnë të jenë të hyrat kryesore të këtij institucioni me një vlerë prej 145.09 milionë eurosh, pasuar prej të hyrave nga akciza me 109.02 milionë euro dhe të hyrave nga taksa doganore me 39.9 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave, Dogana  mblodhi një total të të hyrash prej 294.01 milionë euro.

Vitin e kaluar në periudhën janar-prill 2015 Dogana mblodhi 239.9 milionë euro, përkatësisht të hyrat nga TVSh-ja ishin 116.4 milionë euro, të hyrat nga akciza 88.1 milionë euro dhe të hyrat nga taksa doganore ishin 35.4 milionë euro.

Ky institucion ka arritur të mbledhë 7.39 për qind më shumë sesa parashikimi për këta muaj të 2016-ës. Dogana planifikon ta përmbyllë këtë vit me 80 milionë euro më shumë.

http://kallxo.com/doganat-5-8-milione-euro-mbi-parashikimet

Viti 2015 që nga themelimi i Doganave të Kosovës ishte viti rekord i mbledhjes së të hyrave, projeksioni për këtë vit ishte që të mblidhen 946.1 milionë euro, por u arkëtuan 951.8 milionë euro, apo 9.3 për qind më shumë sesa në vitin 2014.

Të hyrat e Doganës 2011-2016
Të hyrat e Doganës 2011-2016

Gjithashtu, ky institucion për periudhën janar-prill 2016 ka arritur të hapë 44 raste hetuese, prej tyre 7 kallëzime penalesi dhe të parandalojnë 523 tentime për kontrabandë dhe evazion fiskal.

http://kallxo.com/kapet-afro-1-kilogram-marihuane

Që nga fillimi i vitit 2016 nga ky institucion janë suspenduar tetë oficerë doganorë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës dhe pozitës zyrtare në vendin e tyre të punës.

http://kallxo.com/suspendohen-dy-oficere-doganore-2

Sektori i Drejtave të Pronësisë Intelektuale (DPI) i këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe ka administruar 50 raste për mallrat në sasi prej 84,602 copë dhe 14,300 kilogramë, në vlerë prej 786,450 euro si mallra fals, ndërsa pas vendimeve të plotfuqishme ka asgjësuar mallrat në sasi 1,529 copë me vlerë prej 25,534 euro.

http://kallxo.com/parandalohet-kontrabanda-e-cigareve

http://kallxo.com/sekuestrohen-152-aparate-te-lojerave-te-fatit

Dogana e Kosovës e përkrahur nga Agjencia Italiane e Doganës dhe e Monopoleve dhe nga Drejtoria Franceze e Doganave dhe Tatimeve Indirekte, në vazhdën e modernizimit ka prezantuar të arriturat e projektit të binjakëzimit “Mbështetje për Doganën e Kosovës”.

http://kallxo.com/dogana-u-modernizua-fale-mbeshtetjes-se-frances-dhe-italise

Ky projekt ka zgjatur 25 muaj dhe janë zhvilluar 133 aktivitete, 7 punëtori, 3 vizita studimore për pjesëmarrës në Itali dhe Francë dhe janë përfshirë 144 ekspertë.