Dogana Konfiskon Lojërat e Fatit

Dogana e Kosovës i ka konfiskuar 11 aparate për lojëra të fatit, në vlerë prej 15 mijë euro. Konfiskimi i tyre është bërë në Mitrovicën e Veriut.

“Në rrugën Mbretëresha Teutë është kontrolluar një lokal pa mbishkrim ku gjatë kontrollës janë identifikuar dhe verifikuar se gjashtë (6) aparate për lojëra të fatit kanë qenë pa numra serik pra kanë qenë në funksion në kundërshtim me ligjin”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Konfiskimi është bërë nëpër biznese ilegale.

“Në pjesë e quajtur lagjja e boshnjakëve është kontrolluar edhe një lokal pa mbishkrim ku gjithashtu gjatë kontrollës janë gjetur pesë (5) aparate për lojëra fati pa numra serik”, thuhet tutje në komunikatën e Doganës.

Aksioni i Doganës në vazhdën e veprimeve në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, mbrëmë ka ushtruar kontroll në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Mitrovicë.