Dogana Inkason më Shumë Taksa nga Lojërat e Fatit

Dogana e Kosovë ka arritur progres në kontrollin e lojërave të fatit duke inkasuar më shumë taksa, duke shqiptuar më shumë gjoba si dhe duke konfiskuar më shumë aparate dhe pajisje tjera të lojërave të fatit.

Sipas raportit 2017, Dogana ka arritur të inkasojë 19% më shumë taksa nga sektori i lojërave të fatit.

Për periudhën janar-shtator të vitit 2017 janë inkasuar 10.517.33 euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin inkasuar 8.854.449 euro.

Gjobat e shqiptuara për këtë sektor në vitin 2017 janë rritur për 75%.

Vlera e tyre ka arritur në 215,040.00 euro apo 153.000 euro më shumë gjoba se sa në vitin 2016.

Konfiskimet e aparateve dhe pajisjeve të tjera të lojërave të fatit po ashtu kanë shënuar rritje për 32%.

Krahasuar me vitin paraprak aparate të konfiskuara janë 242 copë, përderisa pajisje të tjera të konfiskuara si shtëpiza, printer, TV janë 342 copë.

Në kundërvajtje doganore janë dërguar 212 raste, përderisa sipas aktvendimeve me gjobë janë dënuar 128 raste për operim basti pa licencë.

Veprimet operative në raste të caktuara Dogana i ka koordinuar edhe me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe sektorë të tjerë në zbatim të ligjit.