Pika Kufitare në Merdar| Foto: KALLXO.com

Dogana: 8.7 Milionë Euro më Shumë në Janar

Sipas një komunikate të doganës, ky institucion planifikonte që në janar 2016 të arkëtonte 50.1 milionë euro, ndërsa ia ka dalë të mbledhë të hyra prej 58.8 milionë eurove.

Sipas komunikatës në krahasim me janarin e 2015-ës të hyrat e doganës në janarin e sivjetmë janë rritur për 24 për qind.

Dogana e Kosovës vitin e kaluar e përmbylli me 5.8 milionë të hyra mbi parashikimet, ndërsa për 2016-ën planifikon të arkëtojë 1 miliard euro.

 

http://kallxo.com/doganat-5-8-milione-euro-mbi-parashikimet