DnV Mitrovicën e Fiton Agim Bahtiri

Rezultatet preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim e kanë nxjerrë fitues Agim Bahtirin në Mitrovicë. Sipas të njëjtave Agim Bahtiri ka fituar 57.97% i ndjekur nga Veldete Idrizi me 42.02%

Nga rezultatet e raundit të parë Valdete Idrizi mori  29, 45 përqind të votave, ndërkaq Agim Bahtiri nga AKR mori 27,11 përqind të votave.

Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së ka mbledhur katër parti për ta mbështetur në garën  e ngushtë të balotazhit. Bahtirit i janë bashkuar me VV, Nisma, Alternativa dhe Partia e Drejtësisë.

Në anën tjetër, Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së ka marrë mbështetjen e AAK-së.

Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim.