// E premte ORA 21:20

19,327

3 Prill 2017

Zona e Lirë e Kontrabandës në Veri të Kosovës

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi një hulumtim disamujor për kontrabandën me naftë në pjesën veriore të Kosovës.

Emisioni paraqet detajet për çmimet e naftës në veriun e Kosovës duke sjellë dëshmi filmike për çmimet në këtë zonë. Shitësit e karburanteve janë filmuar duke treguar ofertat për naftë e cila varion për disa herë me çmimet në zona të tjera.

Në zona të tjera, gazetarët sjellin dëshmi për çmimet më të lira për pijet e gazuara dhe ato energjike ndërsa reportazhi sjell edhe pamje të rrugëve ilegale të cilat janë duke u përdorur në veriun e vendit.

Emisioni dëshmon edhe paaftësinë e institucioneve të vendit për ta luftuar dukurinë e kontrabandës në veri. Dëshmitë se policia nuk reagon në rast të raportimit të kontrabandës dhe raste konkrete kur policët janë sulmuar mund të ndiqen gjatë këtij reportazhi.

NDËRLIDHUR

mungesa e kushteve
 

I Dënuari Ankohet për Kushtet në Qendrën për Punë Sociale

Fahri Krasniqi nga Prishtina i dënuar rishtazi nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjashtë muaj burgim me kusht ankohet se në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë nuk kishte kushte elementare për kontaktim. Krasniqi është dënuar për shkak të mospërfilljes së një vendimi të gjykatës me të cilin ai ka qenë i detyruar që një […]

Aleksandër Lumezi
 

Intervistë: Aleksandër Lumezi

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është përgjigjur në dhjetëra pyetje të Jeta Xharrës rreth aktivitetit të prokurorisë, përfshirë aferën e provimit të jurisprudencës dhe aferën “pronto”. Në intervistë, Lumezi jep përgjigje në shumë pyetje duke përfshirë: Aferën “Pronto” dhe përfshirjen e njerëzve të prokurorisë në të; Hetimet rreth […]

Policia
 

Policët, Heronjtë e Ditës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndërhynë sot në Prishtinë kur zjarri kaploi një banesë në një nga ndërtesat kolektive në qendër të Prishtinës. Raportohet se një grua e moshuar është shpëtuar nga zjarri që po digjte banesën. Pamjet e KALLXO.com tregojnë ndërhyrjen e policëve për ta shpëtuar të moshuarën.

TË FUNDIT

gjykimi i imamëve
 

Imami Enes Goga e Quan ‘Fyerje’ Aktakuzën Ndaj Tij

Imami nga Peja, Enes Goga, e ka quajtur “fyerje ndaj tij dhe ndaj BIK-ut” aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur në vitin 2014. Enes Goga akuzohet se në pozitën e hoxhës në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, publikisht ka nxitur […]

Aksident Trafiku
 

Goditen Këmbësoret në Prizren

Dy gra janë lënduar pasi janë goditur me veturë nga një grua tjetër në Prizren E dyshuara që po voziste, sipas Policisë së Kosovës, është shtetase e Shqipërisë dhe ka shkaktuar një aksident ku lëndoi dy gra në rrugën ‘Tirana’ në Prizren. Viktimat e aksidentit janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq nuk raportohet për […]

Gjkimi i ish-inspektorëve
 

Gjyqtari Beqir Kalludra Dënon me 500 Euro Gjobë Avokatin

Gjyqtari Beqir Kalludra, në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues në rastin e ish- 9inspektorëve të komunës së Prishtinës, ia shqiptoi një gjobë prej 500 euro avokatit Ramiz Krasniqi, i cili mbron të akuzuarin Ismet Haliti. Vendimi për gjobë iu dha avokatit pas vërejtjes së trupit gjykues që të gjitha ankesat lidhur me mënyrën e […]