//E premte ORA 21:20

1,470

30 Shtator 2016

Zbulimi i DNK, 8 Mijë të Pafajshëm në Burg

SKANDALIIDREJTESISE

 Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka zbuluar njërin nga skandalet më të mëdha të sistemit të drejtësisë që nga paslufta. Reportazhi i cili transmetohet të premten nga ora 22:30 ju sjell detaje për burgosjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit të mbi 8 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët janë dënuar për kundërvajtje.

Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë”,  kanë zbuluar se vendimet e gjykatave për t`i dërguar në burg qytetarët që kanë kryer kundërvajtje janë në kundërshtim me Nenin 29 të Kushtetutës.

I pyetur për këtë çështje, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka pranuar se shqiptimi i dënimeve me burgim për kundërvajtje paraqet shkelje të të drejtave kushtetuese.  Ai i ka bërë përgjegjës një varg institucionesh të vendit, të cilat sipas tij nuk u kujdesën që të zbatojnë normat kushtetuese kur kanë dënuar me burgim rreth 8 mijë qytetarë.

Në intervista të tjera të dënuar për kundërvajtje rrëfejnë përvojat e tyre, ndërsa drejtues institucionesh shpjegojnë arsyet të cilat shkaktuan këtë skandal.

Në pjesën e dytë të emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell detaje nga aksionet e policisë në shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në rrethin e Podujevës. “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:30 dhe repriza të hënën në mesditë.

TË FUNDIT

 

E Drejta e Gruas në Pronë dhe Ndryshimi i Ligjeve

“Drejtësia në Kosovë” transmetoi emisionin e radhës i cili trajton problematikën e trashëgimisë dhe të drejtës për të regjistruar pronën, me theks të veçantë të drejtat e grave  dhe vajzave. Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell edhe deklarata e akterëve kryesorë të cilat janë pjesë e plotësim-ndryshimit të ligjeve bazike që do garantonin të drejta të […]

 

Dyshimet për Kurdisjen e Ekskursioneve

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin lidhur me dyshimet për një skemë të organizuar të korrupsionit në organizimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri. Ky reportazh sjell fakte të cilat tregojnë për parregullsi dhe mospërputhje të të dhënave të cilat ngjallin dyshime mjaft të mëdha për keqpërdorime në tenderimin dhe organizimin e ekskursioneve. Siç rezulton […]

 

Zona e Lirë e Kontrabandës në Veri të Kosovës

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi një hulumtim disamujor për kontrabandën me naftë në pjesën veriore të Kosovës. Emisioni paraqet detajet për çmimet e naftës në veriun e Kosovës duke sjellë dëshmi filmike për çmimet në këtë zonë. Shitësit e karburanteve janë filmuar duke treguar ofertat për naftë e cila varion për disa herë me çmimet […]

 

Intervistë: Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” të premten u transmetua intervista me kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala. Në intervistën dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, Shala ka folur për ngritjen e tij në këtë pozitë dhe përmendjen e emrit të tij në aferën e përgjimeve të EULEX-it. Shala ka thënë se njeh shumë politikanë nga […]

FSK
 

Demonstrimi i Forcës

Të premten nga ora 22 e 20 “Drejtësia në Kosovë” shfaq emisionin festiv për ditën e pavarësisë së Kosovës.

8.6 Milionë Euro të Hyra nga Tatimet për Tre Muaj

by Rrahman Ramaj
NA NDIQNI