Vrasja e Ramiz Hoxhës në Vitin 1998

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli hulumtimin ekskluziv për vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica e Malishevës në vitin 1998.

Si ndodhi vrasja e Ramiz Hoxhës? Për këtë flasin dëshmitarët që ishin prezentë në ditën kritike.

“Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimet e dëshmitarëve të cilët flasin për ngjarjet që ndodhën në tetorin e vitit 1998 në oborrin e xhamisë së fshatit Bellanicë.

Hulumtimi tregon për konfliktin në të cilin u përfshinë banorët e Bellanicës me personat e maskuar me veshje me emblema të UÇK-së.

Si çoi konflikti verbal deri në vrasje? Rrëfen Hajriz Hoxha, vëllai i të vrarit Ramiz Hoxha. Çka kishte parë dhe dëgjuar ditën kur iu vra vëllai nga personat e maskuar? Për ku ishin nisur me makinën e personave me maska Ramiz Hoxha dhe pse nuk kishin ndalur në odën e Ramiz Hoxhës?

Emisioni i solli rrëfimet e dy djemve të Ramiz Hoxhës. Ku u gjet i vrarë babai i tyre?

Ku e kishte parë Fatmir Limajn, djali i Ramiz Hoxhës, çka kishin folur ai me Limajn?

Çka thotë Fatmir Limaj lidhur me pretendimet e familjes Hoxha dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale për krime lufte?

Ndiqni rrëfimet ekskluzive për këtë krim që e bëri tash e 17 vjet Malishevën të flasë vesh më vesh.