Vjedhja Tatimore

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi reportazhin ekskluziv nga operacioni i fundit i Prokurorisë së Shtetit në hetimin e një rrjeti të organizuar të cilët dyshohen se vodhën miliona euro tatime.

Operacioni është zhvilluar në katër biznese në Zubin Potok të cilat dyshohen për vjedhje në tatime.

Në aksionin e filmuar gjatë kësaj jave u transmetuan intervista dhe detaje me hetuesit dhe prokurorin e rastit.

Në materialet filmike mund të ndiqen momentet e bastisjeve dhe pamjet nga faturat e dyshimta të cilat mundësuan keqpërdorimin e miliona eurove.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet të premten nga ora 22:20 në RTK dhe LIVE në Facebook në platformën KALLXO.com.