//E premte ORA 21:20

17,721

21 Maj 2016

TRIUMFI

triumf riza

‘Drejtësia në Kosovë’ sjell intervistën ekskluzive me Andrew Carney, prokurorin ndërkombëtar të rastit Sekiraqa.

Në bisedën e zhvilluar pak orë pas shpalljes së dënimit të Enver Sekiraqës, Carney ka përshkruar profilin e Sekiraqës duke dhënë detaje për mënyrën se si prokuroria arriti të sigurojë prova për ta dënuar atë.

Në detaje të tjera Carney flet për mënyrën se si EULEX negocioi me Sekiraqën dhe për deklaratat e dhëna nga ai për krimet e luftës.

Duke folur për këto deklarata, Carney ka sqaruar se një prokuror tjetër i EULEX është duke u marrë me pretendimet e Sekiraqës për krimet e kryera gjatë kohës së luftës

Në pjesën tjetër të emisionit ndiqni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të cilat shoqëruan rastin Sekiraqa që nga paslufta e deri në dorëzimin e tij, përfshirë pjesë nga intervista e pa transmetuar e Sekiraqës dhënë për “Drejtësia në Kosovë” pak ditë para arrestimit të tij.

NDËRLIDHUR

Rasti sekiraqa
 

Prokurori që Hetoi Sekiraqën u Largua nga EULEX

Në detaje të tjera rreth hetimit të rastit Sekiraqa, prokurori Andrew Carney ka rrëfyer në “Drejtësia në Kosovë” hetimet ndaj Sekiraqës i kishte nisur një prokuror tjetër i EULEX-it. “Sekiraqa është dorëzuar në vitin 2012 dhe në atëkohë rasti ka qenë duke u hetuar nga një prokuror tjetër. Më herët ky prokuror e la misionin […]

rsti sekiraqa
 

Carney: Enver Sekiraqa, Njeri i Fuqishëm

Në një intervistë ekskluzive cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, prokurori Andrew Carney nuk ka pranuar të komentojë për profilin e Sekiraqës por nuk ka hezituar të konstatojë se ai kishte ndërtuar një grup të fuqishëm dhe me ndikim.

TË FUNDIT

Shqipëria e Zhvendos në Kufi Luftën Ndaj Kanabisit

by Kallxo
NA NDIQNI