//E premte ORA 21:20

402

6 Janar 2017

Superaksionet e Policisë

Rubrika Policia

Emisioni  “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar të përmbledhura aksionet ekskluzive të Policisë së Kosovës të realizuara gjatë vitit 2016.

Filmimet ekskluzive të realizuara nga ekipi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë transmetuar në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Në përmbledhje janë transmetuar aksionet e drejtorisë  kundër krimit të organizuar në konfiskimin e pasurive të familjes Kqirra në Prizren, aksionet e drejtorisë kundër drogave në arrestimin e e policit të Kosovës  i cili u arrestuar duke transportuar drogë dhe aksione të tjera të njësisë së antidrogës.

Në aksionet e policisë kufitare janë transmetuar filmimet nga aksionet në konfiskimin e barërave. Në aksionet e drejtorisë së policisë në Prishtinë është transmetuar aksioni i zbulimit të depove me koktej molotovi ditën kur ishte planifikuar votimi i demarkacionit.

Gjithashtu do të ndiqni edhe pjesë nga aksionet e Policisë në kazino nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetohet çdo të premte në orën 22:30 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

NDËRLIDHUR

Rubrika Policia
 

Arrestimi i të Kërkuarve nga Gjykata

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në rajonin e Pejës. Në këtë aksion policia ka marrë urdhër nga gjykata për arrestimin e personave të cilët kanë emrat në listat e gjykatës. Në videot e shfaqura gjatë aksionit mund të shihni se si policia kryen kontrollet rutinore. Gjatë aksionit policia […]

TË FUNDIT

Paralajmërohet Liberalizmi i Tregut të Energjisë Elektrike

by Kaltrina Rexhepi
NA NDIQNI