Siguria e Aeroportit

Siguria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë është tema e radhës me të cilën është marrë emisioni “Drejtësia në Kosovë”

Hulumtimi sjell detaje për mënyrën se si një zyrtar i sigurisë së Aeroportit është dënuar për vepër penale dhe vazhdon të merret me oraret e stafit të sigurimit në Aeroport.

Emisioni sjell detajet se si Ilmi Lushkaku, zyrtari i sigurisë së Aeroportit, qëndroi për pesë muaj në burg dhe u rikthye në punë në Aeroport.

Të intervistuar nga emisioni “Drejtësisë në Kosovë”, zyrtarë të ANP-së kanë thënë se kjo nuk përbën problem për sigurinë e Aeroportit ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë arsyetuar me vendimin e tyre që Lushtakut t’i ndalohet qasja në zonën e kuqe të sigurisë.

Emisioni sjell edhe detaje të tjera për masat e sigurisë të cilat janë marrë pas sulmeve të fundit në Aeroportin e Brukselit e poashtu detaje për rezultatet e testeve të fundit të sigurisë që Ministria e Punëve të Brendshme i ka kryer në Aeroportin e Prishtinës.

Në pjesën e dytë te emisionit shikoni se si Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka dekoruar me Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj”, gjyqtarin e Podujevës Minir Hoti, i cili ka toleruar dhunën në familje

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën Policia