//E premte ORA 21:20

1,054

23 Shtator 2016

Privatizimi i Dyshimtë në Kamenicë

Hotel Mineral

Të gjeturat nga hulumtimi i ekipit të “Drejtësia në Kosovë” tregojnë për dyshimet për keqpërdorime në procesin e privatizimit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Hotel Mineral”.

Të dhënat nga dosja e privatizimit të këtij hoteli tregojnë se AKM-ja në vitin 2007 kishte shpallur tenderin për shitjen e hotelit së bashku me 30 ari tokë.

Hulumtimi po ashtu nxjerr në pah të dhënat se Bordi i Drejtorëve të AKM-së kishte aprovuar shitjen e vetëm 11 ari truall së bashku me hotelin, por dy vjet më vonë blerësi i ndërmarrjes ka nënshkruar kontratë me AKP-në për 16.65 ari dhe 800 metra katrorë objekte.

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell edhe deklaratën e ish-menaxheres së këtij hoteli Naziktere Spahiu, e cila po pretendon se blerësit me procesin e privatizimit, i janë falur disa ari tokë nga kjo ndërmarrje.

Emisioni ju sjell edhe deklaratën e Emin Cakollit, i cili në vitin 2007 e bleu këtë ndërmarrje për 173 mijë euro.

Në pjesën e dytë të emisionit do të ndiqni intervistën me majorin Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës lidhur me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Majori Rexhepi në intervistën dhënë për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” tregon se çka ka ndryshuar me ligjin e ri, cilat janë risitë e këtij ligji dhe a janë ashpërsuar sanksionet për ata që shkelin rregullat e caktuara me këtë ligj.

Në fund të emisionit transmetohet rubrika e rregullt “Policia” ku do të mund t`i shihni filmimet ekskluzive nga aksionet e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në ora 22:30 në Radio Televizioni Publik të Kosovës dhe repriza jepet të hënën në mesditë.

NDËRLIDHUR

Drejtësia në Kosovë
 

Hulumtim: Komuna e Familjes Rugova

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmeton hulumtimin që tregon se si kryetari i Istogut, Haki Rugova, bashkë me vëllezërit e tij me kompaninë e tyre “Macon” kanë ndërtuar një objekt shtatëkatësh në tokën komunale dhe Komuna nuk ka asnjë metër katror të atij objekti në pronësi.

TË FUNDIT

ramush haradinaj
 

Haradinaj: Po Punojmë të Fillojmë me Punë të Enjten

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë. “Është një zhvillim i ri pra është një mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt […]

zgjedhjet lokale 2017
 

PDK Zgjedh Një Grua në Garën Për Mitrovicën

Aktivistja e shoqërisë civile, Valdete Idrizi do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës. Ajo e ka konfirmuar këtë për KALLXO.com duke se thënë nga sot ka filluar përgatitjet. “Unë mund ta konfirmoj që jam kandidate për Mitrovicën, pak më herët e kam deponuar edhe dorëheqjen nga CIVIKOS dhe nga të gjitha aktivitetet,  […]

grabitje
 

E Sulmojnë dhe ia Grabisin Telefonin dhe 5 Euro

Një qytetar ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur është sulmuar në parkun e qytetit të Mitrovicës. “Viktima mashkull K-Rom  ka raportuar se të dyshuar të pa njohur e kishin sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur një telefon Samsung  dhe 5 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë. Në njoftim thuhet […]

teuta berisha
 

Asamblistja e AAK-së Kalon në Vetëvendosje

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një anëtare që më parë kishte vepruar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fjala është për Teuta Berishën, e cila aktualisht është asambliste e AAK-së në Obiliq. Ajo ka zyrtarizuar sot aderimin e saj në Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate njoftoi për këtë aderim duke thënë […]

basri musmurati
 

Musmurati: Stavileci Nuk Është Kandidat për Kryetar të Prishtinës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, tha për KALLXO.com se ende nuk e kanë caktuar kandidatin që do të garojë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Ai tha se ende ka kohë për të aplikuar me kandidaturat për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Megjithatë, i pyetur nga KALLXO.com nëse kandidati i […]

Tash

NA NDIQNI

E Sulmojnë dhe ia Grabisin Telefonin dhe 5 Euro

by Naser Sertolli
NA NDIQNI

Send this to a friend