Premtimet për Drejtësinë

Në  intervista ekskluzive për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”,  kryesuesit e rinj të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial kanë shpalosur programet dhe premtimet e tyre për reformën e drejtësisë.

Ata kanë dhënë përgjigjet se si do luftohet krimi i organizuar.

Çfarë masash do ndërmerren ndaj gjykatësve të cilët shkelin ligjin? Si do të organizohet lufta kundër korrupsionit dhe si do bindet Kuvendi i Kosovës për të rritur buxhetin e gjyqësorit dhe prokurorisë?

Cila është porosia të cilën Blerim Isufaj  e dërgon tek prokurorët që ranë ndesh me etikën?

Çfarë shkarkimesh të prokurorëve mund të ndodhin në të ardhmen?

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin ekskluziv të xhiruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë konfiskimit të 60 kilogramëve marijuanë të destinuara për tregun austriak.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.