Dyshime për Pallatin Shumëkatësh të Kryetarit të Komunës

“Drejtësia në Kosovë”, rikthehet në sezonin e ri me emisionin ekskluziv, i cili tregon se si kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, i është futur biznesit të ndërtimit të lartë.

Të gjeturat nga hulumtimi i ekipit të “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë për rrugën se si prona e një serbi përfundoi në pronësi të kryetarit të Shtimes Naim Ismajli, kushëririt të tij Jakup Ismajli, njëherit asamblist në KK të Shtimes nga PDK dhe Hasan Salihut, vëllait të drejtorit të Urbanizmit, Mehdi Salihu.

Hulumtimi tregon se si për disa vite prona tashmë e blerë nga kryetari me shokë, me vendim të asamblesë komunale nuk ishte lejuar të shitej nga pronarët serbë, me arsyetimin se komuna do të ndërtojë një park për nevoja të qytetarëve.

Emisioni i sonte sjell të gjeturat të cilat dëshmojnë se në pronën që ishte dedikuar për park, sot po ndërtohet objekti shumëkatësh ku ka hise i pari i komunës Naim Ismajli.

Në fund të emisionit, do të mund të ndiqni Rubrikën Policia.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” tani transmetohet në termin të ri në orën 22:30 në Radiotelevizionin Publik të Kosovës, RTK.