Mito në Gjykatën e Deçanit 2
Në hulumtimin e ralizuar nga Kreshnik Gashi, u paraqitën negociatat për blerjen e vendimeve gjyqësore dhe për përshpejtimin e lëndëve në këtë gjykatë.
Filmimet paraqesin Fisnik Tolajn, djalin e i kryetares së gjykatës, Safete Tolaj, duke premtuar anulimin e vendimeve në Gjykatën e Apelit e po ashtu dëshmi të tjera për dhënien e parave.
Emisioni i së premtes solli edhe dëshmi të tjera për materialet të cilat i janë gjetur gjykatëses Tolaj në shtëpinë e saj në ditën kur policia kreu bastisje dhe arrestime bazuar në ato që u transmetuan në pjesën e parë të hulumtimit, javën e kaluar.
Një javë më parë ishin transmetuar dëshmi të tjera për aferë korrupsioni përfshirë kërkesat për marrjen mito të një trualli dhe një shumë prej 2 mijë euro në të gatshme.