Mesazhi për Dëshmitarët e Speciales

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin lidhur me situatën e krijuar pas nismës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Çka do të ndodh në rast se nisma e deputetëve për shfuqizimin e kësaj gjykate do të ketë sukses?

Çka thonë përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare në Kosovë rreth asaj se a u krijua kjo gjykatë vetëm për shqiptarët?

Çka presin nga kjo Gjykatë familjarët e viktimave që ende nuk kanë gjetur drejtësi?

A ka ndikuar në dëshmitarët e mundshëm situata e krijuar rreth Gjykatës Speciale?

Çka thotë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë për viktimat e krimeve të luftës?

Si e shpjegon Hyni Gucati nismën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëzimin e Gjykatës Speciale?

A pret drejtësi nga kjo gjykatë Hajriz Kastrati, babai i gazetarit, Bekim Kastratit, edhe Shkëmb Manaj, djali i Shaban Manajt, aktivistit të LDK-së, që të dy të vrarë pas luftës?

Si mund të ndikojë rrëzimi i speciales në marrëdhëniet ndërkombëtare, sipas Arton Demhasajt nga “Organizata Çohu”?

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.