// E premte ORA 21:20

3,186

26 Shkurt 2017

Intervistë: Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” të premten u transmetua intervista me kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Në intervistën dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, Shala ka folur për ngritjen e tij në këtë pozitë dhe përmendjen e emrit të tij në aferën e përgjimeve të EULEX-it.

Shala ka thënë se njeh shumë politikanë nga të gjitha partitë, përfshirë edhe Adem Grabovcin. Mirëpo, e ka mohuar që politika ta ketë emëruar në krye të Gjykatës së Apelit.

Ai ka folur edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Gjykata të cilën ai do ta drejtojë për katër vitet e ardhshme. I pari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala është zotuar se në mandatin e tij nuk do ketë më punësime pa kritere në gjykatë. Po ashtu ai ka thënë se do rishikohet politika e dënimeve për veprat e korrupsionit.

Shala në këtë pozitën e kryetarit të Apelit ka ardhur pas një procesi konkurrues, siç dihet ish kryetari i kësaj Gjykate Sali Mekaj është duke u përballur me një proces gjyqësorë, ku akuzohet për keqpërdorim të detyrë Zyrtare.

Në fund të intervistës, u transmetua rubrika e rregullt “Policia”, me xhirimet ekskluzive nga aksione e njësive të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

NDËRLIDHUR

 

VIDEO: 60 Vjeçari Bie nga Skelja

  Maqedonia po përballet me numrin e madh të viktimave të aksidenteve në ndërtimtari. Rroga të ulëta, punë në të zezë, pa sigurim shëndetësor, punojnë në ditë të ftohta dhe nxehta. Me këto halle po ballafaqohen punëtorët e ndërtimt. Dobre Petrovski i cili është punëtor në Beton-Shtip, thotë se rroga e tij prej 10 mijë […]

zgjedhjet lokale 2017
 

VIDEO – Transporti i Votuesve në Malishevë

Të votosh është e drejtë qytetare, por kur është në pyetje partia të cilën e simpatizon, për dikë nuk është asgjë nëse ia bën ‘argatin’ brenda mundësive. Pamjet dhe fotografitë e dërguara nga monitoruesit e KALLXO.com në fshatin Gurbardh të Malishevës tregojnë se si janë angazhuar njerëzit për t’i bartur votuesit deri te qendra e […]

balotazhi
 

VIDEO – Policia e Prokuroria Intervenojnë në Banjë të Malishevës

Tre vëzhgues të Nismës për Kosovën në fshatin Banjë të Malishevës janë legjitimuar nga Policia jashtë rrethojës së oborrit të shkollës “Naim Frashëri” që është qendra më e madhe e votimit në këtë fshat. Prokurori i shtetit, Ramiz Buzhala, tha për KALLXO.com se kanë marrë informatë se në qendrën e votimit në Banjë ka incidente. […]

në duar të policisë
 

Video Ekskluzive: Dorëzohet i Dyshuari për Vrasjen te Parku

I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici. KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive të dorëzimit. I dyshuari sipas pamjeve të siguruara është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë. Dy të […]

TË FUNDIT

zjarr në ndërtesë
 

Zjarr në një Ndërtesë në ‘Bregun e Diellit’

Një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” është përfshirë nga flaka. Ndërtesa gjendet përballë QMF-së. Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast. “Rreth orës 14:00 ka ndodh zjarri dhe nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo. Zëdhënësja tha se ekipet policore kanë […]

zimbabve
 

Kuvendi i Zimbabvesë Pritet ta Shkarkojë Mugaben

Kuvendi i Zimbabvesë i ka filluar procedurat e shkarkimit të Presidentit  Robert Mugabe, për herë të parë në  historinë 37 vjeçare të vendit,  ka shkruar sot CNN. Partia në pushtet, ZANU-PF është në përgatitje të procedurave për ta larguar Presidentin, përderisa presidenti Mugabe nuk e ka dorëzuar pushtetin edhe pasi ushtria e mori nën kontroll […]