Frikësimi i Investitorit nga Pjesëtari i Policisë

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 u transmetua hulumtimi lidhur me gurthyesin në kodrën e Cërrnushes mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Hulumtimi tregon se me çfarë problemesh janë përballur investitorët gjermanë në atë gurthyes.

Në këtë emision ndiqni filmimet nga momenti kur investitori Thamas Ryshe përballet me probleme nga ortakët e tij dhe nga një polic i Kosovës në gurthyesin ku ishte drejtor.

Investitori Tomas Ryshe pretendon se polici e pengoi në të bërit biznes. Ai thotë se për të gjitha pretendimet e tij ka fakte madje edhe xhirime me kamerë.

Në hulumtim flet edhe Inspektorati Policor i Kosovës lidhur më pretendimet e investitorit gjerman se çka ka ndodhur me lëndën e policit.

Gjithashtu në këtë emision do të flasin edhe avokatët e palëve të përfshira dhe kryeprokurori i Mitrovicës.

Ndiqni detajet se çfarë falsifikimesh u kryen dhe pse ende gjyqësori nuk e ka kryer punën e vet por edhe pse tre ortakët gjermanë nuk mundën të punojnë së bashku në kodrën e pasur me gur vullkanik.

Në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.