//E premte ORA 21:20

6,127

15 Prill 2017

Dyshimet për Kurdisjen e Ekskursioneve

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin lidhur me dyshimet për një skemë të organizuar të korrupsionit në organizimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri.

Ky reportazh sjell fakte të cilat tregojnë për parregullsi dhe mospërputhje të të dhënave të cilat ngjallin dyshime mjaft të mëdha për keqpërdorime në tenderimin dhe organizimin e ekskursioneve.

Siç rezulton nga hulumtimi i DnK-së njëra nga arsyet kryesore pse tenderët me çmimin më të lartë fitojnë është kontrata të cilën paraprakisht kompanitë e nënshkruajnë me hotelin Bonita në Durrës.

Në hulumtim flet Astrit Ismaili, pronar i këtij kompleksi turistik në Durrës.

Maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë paguar shumën prej 94 euro, katër euro më shumë se maturantët e shkollës tjetër “Ahmet Gashi” të cilët gjithashtu kishin udhëtuar më të njëjtën kompani dhe ishin akomoduar në hotelin e njëjtë.

Për këtë çështje flet edhe Drejtorja për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Çmime më të shtrenjta kishin paguar edhe maturantët në komunat e tjera të Kosovës si në Pejë dhe Fushë Kosovë.

Dhe në fund të emisionit do ta ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga operacionet policore.

NDËRLIDHUR

isni kilaj
 

PROMO: Pazaret me Tokën Komunale

“Drejtësia në Kosovë” sonte sjell hulumtimin ekskluziv, i cili tregon për shpronësimin e një toke private dhe kompensimin e saj me tokë publike komunale në komunën e Malishevës.

TË FUNDIT

‘Veliera’, Shansi i Fundit për Bashkëjetesën e Antikës me Modernen

by Kallxo
NA NDIQNI