Drejtësia në Kosovë diskuton për problemet me privatizimin e ndërmarrjes shoqërore 'NSh Drenica'

Këtë të diel në Drejtësia në Kosovë ndiqni emisionin për problemet me privatizimin e ndërmarrjes shoqërore NSh Drenica në Drenas.

Pse familja Nishori pretendon se AKP-ja e ka shitur tokën e gjyshit të tyre?
Çfarë ngecjesh janë hasur në Gjykatën Komunale të Drenasit në trajtimin e padisë, me të së cilën familja Nishori pretendonte ta ndalte privatizimin?
Pse Gjykata Komunale e Drenasit vonoi procedurat gjyqësore në këtë rast?
Pse ligji për privatizimin në Kosovë nuk garanton siguri për pretendentët e pronave shoqërore?
Me çfarë çmimi paguhen ata në rast se vërtetohet se AKP-ja ua ka shitur pronat e të parëve?
A do të pajtohet familja Nishori të marrë para për pronën të cilën ata pretendojnë se ua ka shitur AKP-ja?

Në pjesën e dytë të emsionit ndiqni rrëfimin e Idriz Ukës, qytetarit të Kosovës i cili është ekstraduar  nga Austria për në Serbi për të vuajtur dënimin për një vepër penale të kryer në Kosovë.
Si lejoi shteti i Kosovës që qytetari i saj të ekstradohet për në Serbi? Me çfarë rreziqe u përball Uka gjatë qëndrimit në burgun e Zajeçarit? Kush deshi ta vras atë?
Çfarë rrugë ndoqi Uka për t’u shpëtuar zyrtarëve të burgut të cilët dëshiruan ta vrisnin?

Në fund të emisionit do mund të ndiqni edhe rubrikën policia me aksione të drejtëpërdrejta të policisë.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel, në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.