I Dënuari Për Terrorizëm Flet nga Qelia e Burgut

Nga qelia e tij në burgun e Gjilanit, Sllobodan Gavriq ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mënyrën se si u kap me mbi 12 kilogramë eksploziv në afërsi të ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Serbi i cili me profesion është veterinar është dënuar me 11 vjet burgim nën akuzën se planifikoi një sulm terrorist në Prishtinë pak ditë para Krishtlindjeve, ka treguar për prejardhjen e eksplozivit.

Ai  ka rrëfyer për mikun e tij i cili është një ish pjesëtar i policisë serbe dhe pjesëtar i Luftës në Bosnje të cilit thotë se duhej t’ia dorëzonte eksplozivin.

Në intervistën ekskluzive, Gavriq ka rrëfyer për prejardhjen e eksplozivit e po ashtu metaleve të cilat u gjetën në makinën e tij.

Arrestimin e tij afër ambasadës amerikane Gavriq e ka quajtur një rastësi duke pretenduar se ai nuk i dinte rrugët e Prishtinës.